Kopshti është restauruar me dizajnet origjinale të Picasso

Kopshti është restauruar me dizajnet origjinale të Picasso

Një vilë në bregdetin francez, ku piktori Pablo Picasso kaloi vitet e fundit të jetës së tij do të dalë në ankand të enjten, episodi i radhës në rrugëtimin e pasurive të patundshme që Riviera Franceze ruan me fshehtësi, ku përzihen bukuria, njerëzit e famshëm dhe pasuri të mëdha.

Aktualisht e vlerësuar me 20,2 milionë euro, pronë e Mougins, pranë Kanës u ble në vitin 1961 nga mjeshtri spanjoll, i cili vdiq 12 vite më vonë më 8 prill 1973.

Pas vdekjes së tij, bashkëshortja e fundit Jacqueline Roque jetoi në këtë shtëpi deri në momentin e vetëvrasjes në 1986. Ishte vajza e tij, Catherine Hutin-Blay e lindur nga martesa e parë, e cila trashëgoi shtëpinë më pas e shiti për një shumë rreth 10 milionë euro.

Kopshti është restauruar me dizajnet origjinale të Picasso, me disa tarraca.

Përveç shtëpisë kryesore dhe pishinës, ka edhe një shtëpi për pritjen e mysafirëve  dhe një lagje kujdestare.

Përpara Pablo Picassos, kjo shtëpi i përkiste familjes Guinness. Winston Churchill qëndronte rregullisht gjatë periudhës së pushimeve./21Media