Mercedesi në shitje

Mercedesi në shitje

Vetura me të cilën Boban Iliq shkeli për vdekje vogëlushin Almir Aliu në Maqedoni është nxjerrë në shitje. Mercedesi i cili duhej të jetë provë materiale për gjykatat, ai tanimë po shitet për 3800 euro.

Vëllai i Boban Iliqit e ka nxjerrë në shpallje mercedesin në fjalë duke i vendosur çmim të njëjtit, shkruan Tv21.tv

Ndryshe për nesër në Shkup është parlajmëruar protestë pikërisht për rikualifikimin e kësaj vepre.

Ndryshe trupi gjykues në Maqedoni në seancën e 6 shkurtit të këtij viti, kërkoi që lënda për rastin “Almiri” të rikthehet nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit, e cila u mbajt 1 nëntor të vitit të kaluar.

Kjo seancë vjen pas shtyerjes së seancës së 21 janarit, të cilës i parapriu edhe protesta e iniciativës qytetare ku kërkohej nga Prokuroria Republikane që lënda të mos rikualifikohet nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekjeje. Rasti buroi si pasojë e ngjarjes tragjike të verës së dy viteve më parë në Kumanovë, ku pas një përleshjeje fizike në mes familjes Iliq dhe Aliu, I dyshuari Iliq u akuzua për shkelje për vdekje të 4 vjeçarit Almir Aliu./21Media