Albumi përmban 15 këngë

Albumi përmban 15 këngë

Pas më shumë se tre vjetësh nga ndarja nga jeta e Prince, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij, pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”, marrë nga arkivi i tij.

Më 7 qershor do dalë në platformën online “Tidal”, albumi “Originals”, me 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të padëgjuara më parë, përveç këngës së famshme, “Nothing compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor, por e publikuar edhe nga autori i këngës.

Më 21 qershor, vepra do publikohet edhe nga Warner Bros.

Kjo sipërmarrje u mbikqyr dhe aprovua nga familja e muzikantit si dhe nga menaxheri dhe producenti Troy Carter e nga reperi Jay- Z.

Mes këngëve të përzgjedhura, janë “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga Sheila E., nxënësja e Prince.

Lista e këngëve përfshin “Baby, You’re a Trip”, një tjetër vepër e interpretuar nga shoqet e tij të jetës dhe muzikës, Jill Jones./oranews