Del xhirimi i “puthjes” së parë të Makronit me bashkëshorten   

 

Ai 15 vjeç, ajo 40 vjeçare

Kandidati i qendrës, Emmanuel Makron, është kualifikuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe ai konsiderohet favorit për të fituar. Në ndërkohë, në sipërfaqe ka dal një xhirim, në të cilin Makron 15 vjeçar shihet duke e puthur arsimtaren e tij 40 vjeçare, Brigitte Trogneux, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij. Xhirimi është bërë në vitin 1993, gjatë aktrimit të Makronit në një shfaqje shkollore. Gjatë zbritjes së tij nga skena, arsimtarja e uroi atë, siç uroi edhe nxënësit tjerë, shkruan rtv21.tv

Siç shihet në xhirim, Makron pas shfaqjes mban një fjalim dhe gjatë gjithë kohës mban shikimin kah Tronje, duke i buzëqeshur. Atëbotë Tronje ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë.

Prindërit e Makronit atëbotë nuk ishin aspak të lumtur për faktin se i biri i tyre ishte dashuruar në arsimtaren e tij 25 vjet më të moshuar. Prindërit e Makronit tentuan të ndërpresin romancën, e flitet se i ati i tij ja kishte tërhequr vërejtjen Tronjesë që ajo të qëndroi larg të birit të tij, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se nuk mund të premtoj se do ta bëjë këtë.

Çifti u kurorëzua në vitin 2007 dhe ky rrëfim i pazakonshëm i dashurisë ishte në fokus të mediave franceze. Është interesat fakti se Makron ishte vetëm 17 vjeçar, kur u betua se do të martohej me arsimtaren e tij./21Media

Back to top button