Ai tha se Kosova meriton më shumë

Ai tha se Kosova meriton më shumë

Organizata ndërkombëtare Transparency International, dje ka publikuar raportin ku tregohet niveli i korrupsionit në nivel botëror, sa i përket vitit 2017.

Në atë raport Kosova ka pasur disa lëvizja pozitive duke u radhitur në vendin e 85-të.

Lidhur me këtë, ka reaguar sot ambasadori amerikan Greg Delawie.

“Gëzohem për përparimin që ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit. Kjo është tejet e rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike. Qytetarët kosovarë meritojnë më shumë sesa vendi i 85-të”, ka shkruar ai në Twitter.