Delawie: Qytetarët kosovarë presin të jetojnë në një shtet si çdo vend tjetër evropian

Delawie: Qytetarët kosovarë presin të jetojnë në një shtet si çdo vend tjetër evropian

Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe suksesi i saj në Evropë mbetet solid dhe i qëndrueshëm. Ishte kjo porosia e parë e ambasadorit Greg Delawie për Kosovën në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë.

Ndërsa porosia e dytë e Delawie ishte se Qeveria duhet të përqendrohet në trajtimin e problemeve të vështira.

“Duhet ta bëjë për të mirën e popullit të Kosovës dhe për të mirën e të ardhmes së Kosovës.

Ambasadori tha se është arritje e madhe që në dekadën e parë Kosova ndërtoi shtetin. Mirëpo, në dekadën e dytë ajo duhet të përshtatet më mirë me Evropën.

“Duhet të jetë e qasshme për t’iu bashkuar klubeve kryesore evropiane dhe duhet të punojë në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, shtoi ambasadori.

Në këto çështje, sipas Delawie ka pasur përparim, por jo të plotë. Ai tha se sundimi i ligjit është çështja përcaktuese për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse nuk e rregulloni këtë gjë, të tjerat nuk kanë rëndësi… Qytetarët kosovarë presin të jetojnë në një shtet si çdo vend tjetër evropian. Një vend ku suksesi juaj varet nga karakteri juaj personal dhe çka i ofroni shoqërisë apo vendit të punës e jo nga kë e njeh apo cilës parti i takon. Të rinjtë kosovarë meritojnë ta trashëgojnë një vend të tillë dhe unë sigurisht ju bëjë thirrje të gjithë udhëheqësve kosovarë, qofshin në qeveri, në shoqëri civile apo Kuvend, të përpiqen ta plotësojnë një të ardhme të tillë për ta”, përfundoi Delawie./21Media