Delawie kritikon ashpër politikanët

Delawie kritikon ashpër politikanët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për Kosovën si shtet sovran, demokratik dhe të integruar në komunitetin botëror.

Ai tërhoqi vërejtjen se tash nuk ka vend për ngërç dhe se politikanët kosovarë duhet t’i lënë anash interesat e tyre partiake, në mënyrë që të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Këto komente Delawie i bëri në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të përvjetorit të 241-të të shpalljes së pavarësisë së SHBA-ve, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partive politike, misioneve  ndërkombëtare në Kosovë./21Media