Delawie: Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira

“Kosova mund t’i tregojë botës se si do të duhej të mbyllej një proces zgjedhor”

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka vizituar para qendrën e votimit në shkollën fillore Ismal Qemali në Prishtinë ku edhe tha se Kosova mund t’i tregojë Ballkanit dhe botës se si do të duhej të mbyllej një proces zgjedhor.

“Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie.

Sipas ambasadorit, janë katër ekipe të ambasadës amerikane që po e përcjellin procesin nëpër gjithë Kosovën.

Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

Back to top button