Delawie ka shtruar dy pyetje të mëdha

Delawie ka shtruar dy pyetje të mëdha

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka thënë se rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët.

Ai gjithashtu ka shtruar dy pyetje të mëdha, një për Gjykatën dhe një tjetër për Kosovën.

‘Rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e ka shkelur komisioni ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie.

Aktakuza për veteranët e rremë është dërguar në Gjykatë. Por listës me emrat e veteranëve të rremë të UÇK-së ( të përgatitur nga ish prokurori special, Elez Blakaj) i janë shtuar rreth 2 mijë emra më shumë. Pas kësaj ka vërshuar reagimi së në mesin e tyre janë edhe veteranë të vërtetë./21Media