Pastorët thanë se barazia të reflektohet edhe në dokumentet zyrtare të kësaj komune

Pastorët thanë se barazia të reflektohet edhe në dokumentet zyrtare të kësaj komune

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës  Greg Delawie i bënë një vizitë komunitetit Protestant Ungjillor të Gjakovës.

Në mjediset e Bashkësisë së Zotit Jezus-Evangjeliste në Gjakovë mysafirët u mirëpriten nga pastorët Nikë Krasniqi dhe Jeton Sokoli si dhe misionarja Jacqueline Meihsner.

Pastorët i shprehën ambasadorit shpresën e tyre që çështja e varrezave për komunitetin Protestant në këtë komunë të shoh dritën.

Ata gjithashtu u shprehën optimist që udhëheqja komunale të veprojë në mënyrë jo diskriminuese edhe sa i përket urimeve për festa dhe trajtimit të barabartë me rastin e përfshirjes së përfaqësuesve tonë në jetën e Komunës.

“Mbesim me shpresë që barazia të reflektohet edhe në dokumentet zyrtare të kësaj komune siç janë faqja zyrtare dhe shenjat e qytetit që të tregojnë kah kishat tona”, nënvizuan pastorët.

Në fund të vizitës nikoqirët i falënderuan mysafirët për interesimin e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë në funksion të respektimit të lirisë fetare në vendin./21Media

unnamed (6)