Delawie: Njerëzit me aktakuza nuk dëshiroj t’i shoh në listat zgjedhore

Delawie ritheksoi se marrëveshja e demarkacionit është e drejtë dhe se Departamenti i Shtetit e ka shqyrtuar këtë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie e ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike.

Në Forumin FOL Hapur Delawie tha se do të mbështes çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar.

Ai  tha se nuk dëshiron t’i shoh njerëzit në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza.

Rreth kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës  Delawie tha se është me rëndësi që të jenë aty për interesat e qytetarëve.

Ndërsa rreth Demarkacionit me Malin e Zi ai ritheksoi se marrëveshja është e drejtë dhe se Departamenti i Shtetit e ka shqyrtuar këtë dhe kjo vijë kufitare ka ekzistuar me dekada dhe se kjo marrëveshje duhet të kalohet në Kuvend.

Delawie tha se besojnë se kjo vijë është përkufizuar saktë dhe këtë e kanë vërtetuar nga ekspertët e Departamentit të Shtetit.

Back to top button