Pas vrasjes së dyfisht në Gjakovë reagon Delawie

Pas vrasjes së dyfisht në Gjakovë reagon Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i trishtuar dhe zemëruar me vrasjen e gruas dhe vajzës 9-vjeçare në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës.

Delawie ka thënë se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.

“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për tu siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në llogarinë e tij “Twitter”.

Para pak minutash, seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Pjetër Nrecajt i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.