Ambasadori Berndt Borchardt nuk komentoi vendimin e presidentit

Ambasadori Berndt Borchardt nuk komentoi vendimin e presidentit

Vetëm pak orë pas shpalljes “non grata”, ambasadori Borchardt nuk iu bashkua delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, qe takoi presidentin Ilir Meta.

Presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i saj ngjiti i vetëm shkallët e presidencës dhe me pas zhvilluan një bisedë me kreun e shtetit.

Ata diskutuan mbi situatën politike si dhe rëndësinë e përmbushjes së 9 kushteve te vendosura nga Bundestagu, për hapjen e negociatave.

Në orët e pasdites delegacioni i OSBE-së zhvilloi një bisedë edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, këtë rradhe edhe me praninë e ambasadorit Borchardt.

Pas takimit, diplomati i OSBE nuk pranoi të komentojë vendimin e presidentit.