Haradinaj takohet me kryesuesen e delegacionit

Haradinaj takohet me kryesuesen e delegacionit

Sot u nënshkrua amandamentimi i Marrëveshjes CDF (Compact Development Fund), që do të mbështesë aktivitetet e profizibilitet të projekteve të dorëzuara nga Qeveria e Kosovës në MCC në korrik të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj pati një takim me një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga Caroline T.

“Sot kisha nderin të pres në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine dhe bashkë të nënshkruajme amandamentimin e Marrëveshjes CDF (Compact Development Fund)”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Sipas Haradinajt, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër hap i madh, që çon në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të shumë projekteve të rëndësishme në vend dhe Kosova është e vendosur që të zbatojë obligimet e saja karshi këtij bashkëpunimi.

“Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancoj në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challange Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj tutje./21Media