PDK pro shpërbërjes së Kuvendit

PDK pro shpërbërjes së Kuvendit

Blerta Deliu nga PDK, ka konfirmuar edhe një herë se ky subjekt politik do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit.

Ajo për RTV 21 ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh sot dhe nuk duhet të ketë hamendje. Ndërsa është shprehur e bindur se lideri i PDK-së Kadri Veseli do të jetë kryeministër.

Besojmë se Veseli Kryeministër i ardhshëm i Kosovës…“, ka thënë ajo.

Ndryshe, pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme ishte shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës është duke u votuar./21Media