Lumnija e Violeta shkëlqejnë bashkë me Blertën në një kanagjeq

Lumnija e Violeta shkëlqejnë bashkë me Blertën në një kanagjeq

Tani jemi në kohën e ahengjeve të ndryshme familjare, të cilat janë të shumta në vendin tonë. Ato mbledhin familjarët, miqtë e dashamirët si dhe kolegët në gëzime të ndryshme familjare.

E sonte, në një festë familjare e ftuar ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Në një kanagjeq të mbajtur në njërin prej restoranteve të njohura në vend, Deliu-Kodra shihet së bashku në tavolinë edhe me bashkëshorten e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Lumnijen, si dhe me bashkëshorten e kryeparlamentarit, Kadri Veselit, Violetën, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet nga një fotografi që deputetja e PDK-së e publikoi pak më parë në instastory për 10 mijë e 200 ndjekësit e saj në isntagram.

Të veshura dhe rregulluara deri në detajin e fundit, si Blerta ashtu edhe Lumnija e Violeta duket se kanë shkëlqyer në këtë aheng familjar./21Media