Nga qethja e deles janë përftuar 40.45 kg lesh

Nga qethja e deles janë përftuar 40.45 kg lesh

Një dele super leshatore ka thyer rekorde botërore në këtë proces. Ka qenë stilisti Ian Elkins,  ai që e ka qethur delen dhe ka përftuar prej saj, plot 40.45 kg lesh.

Delja nuk mund të ecte dhe të shikonte për shkak të masës së leshit që i binte në fytyrë dhe u gjet në rrugë nga një këmbësore në  Canberra të Australisë.

Për ta ruajtur delen, stilistit u deshën katër ndihmës, por në fund ia doli ta nxirrte në dritë./21Media