Demaj thotë se institucionet e Kosovës janë të vonuara

Demaj thotë se institucionet e Kosovës janë të vonuara

Historiani Frashër Demaj sot në emisioin “Click” në RTV 21 ka kritikuar institucionet Kosovës që deri më tani nuk kanë paditur Serbinë për krimet e bëra në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës janë shumë të vonuara, është dashur që të paditet Serbia që moti në insitucionet ndërkombëtare, në gjykatën ndërkombëtare jo vetëm për vrasjen dhe masakrimin e njerzëve por edhe për shkatërrimin e pasurisë”, tha ndër tjerash Demaj.

Ai tutje është shprehur se për çështjet të cilat janë në interes të vendit partitë politike duhej të ishin një zëri.

Ndryshe këtë vit shënohet 20 vjetori i krimeve masive që Serbia ka bërë në Kosovë, janë bërë masakra në tërë Kosovën dhe ende përgjegjësit e tyre nuk janë përballur me drejtësinë.

Në anën tjetër ka 20 mijë gra të dhunuara nga paramiliarët serb, ndërkohë që kryesit e këtyre kirmeve ende nuk kanë dhënë llogari./21Media