Demarkacioni shkon në Kuvend këtë muaj

Mustafa e kanë përgjegjësi që t’ua mundësojnë njerëzve të lëvizin pa viza

Qeveria e Kosovës këtë muaj pritet që ta riprocedoj në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa ka thënë se e kanë përgjegjësi që t’ua mundësojnë njerëzve të lëvizin pa viza, sepse mos ratifikimi i demarkacionit po i mbanë ata të izoluar, meqë Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht ratifikimin e demarkacionit.

“Unë mendoj që gjatë këtij muaji do ta procedojmë demarkacionin në Kuvend, do të shkojmë në Qeveri që ta aprovojmë ligjin për shënimin e vijës kufitare i cili duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk kemi ndonjë ndryshim ta bëjmë ligj, sepse mbetet ajo që ka qenë, marrëveshja për demarkacionin mbetet. është përgjegjësi shumë e madhe për neve që të hapim mundësi që njerëzit tanë të lëvizin pa viza. Është përgjegjësi edhe ndaj këtij biznesi, edhe ndaj pronarit të këtij biznesi që edhe këtij t’ia mundësojmë që ky mos t’i humb gjashtë muaj apo tre muaj para një ambasade për ta marr një vizë për produktet që duhet t’i eksportoj”,  tha Mustafa./21Media

Back to top button