Sulmuesi francez nuk bënë më pjesë në planet e katalansve

Sulmuesi francez nuk bënë më pjesë në planet e katalansve

Ousmane Dembele u ble para dy vitesh për 125 milionë euro nga Borussia Dortmundi me shpresën se do të ishte pikërisht ai futbollisti i cili do ta zëvendësonte Neymarin, që sapo ishte transferuar te Paris Saint-Germain.

Por reprezentuesi i Francës asnjëherë nuk arriti të tregonte vlerat e tij te Barcelona, shkak për këtë ishin edhe lëndimet e shumta që ka pasur brenda këtyre dy sezoneve.

Mediat në Spanjë raportojnë që Barça ka vendosur të heq dorë nga 22-vjeçari.

Manchester United është skuadra më e interesuar për sulmuesin, por “Djajtë e Kuq”, fillimisht duan të shesin disa nga lojtarët e repartit ofanziv para se të kryejnë blerje.