Qytetarët mbesin pa rrymë dhe pa ujë

Qytetarët mbesin pa rrymë dhe pa ujë

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë sot rreth orës 6:24 në Zagreb të Kroacisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter, transmeton 21Media.

Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë. “Deri më tani, nuk ka raporte për viktima, dhe është ngritur Mbrojtja Civile e qytetit të Zagrebit”, tha kreu i asaj zyre, Pavle Kalinic.

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilomenta nga Zagrebi.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Slloveni dhe Austri./21Media