Këngëtarja vendos të largohet pak kohë nga muzika

Këngëtarja vendos të largohet pak kohë nga muzika

Demi Lovato ende është duke vazhduar rrugën e saj të rikuperimit pas varësisë me narkotik.

Pak ditë pasi është vendosur në rehabilitim, zëdhendësi i këngëtares ka konfirmuar anulimin e turneut të saj muzikor.

Koncerti i paraparë për muajin e ardhshëm në Meksikë, si dhe koncertet në nëntor në Kili, Argjentinë dhe Brazil po ashtu janë anuluar.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi Lovato theu heshtjen e saj në Instagram, gati një javë pasi u raportua për probleme me mbidozë.

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

 

“Ekipi i Demit shpreson se ajo do të përfundojë datat e koncertit, por rikuperimi i saj është në radhë të parë”, tha një burim për “E! News”./21Media