Demi flet hapur për problemet e saj

Demi flet hapur për problemet e saj

Një vit më parë, Demi Lovato pati probleme shëndetësore me mbidozën. Prej asaj kohe, ajo ka dhënë disa intervista, por asnjëherë nuk kishte folur hapur për problemet e varësisë që desh i mori jetën.

Së fundmi në një intervistë për Teen Vogue, këngëtarja amerikae e pranoi se ka patur një vit të vështirë.

Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe tani shoh një luftëtare.Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive. Nuk do të doja ta ndryshoja drejtimin e jetës sime. Nuk pendohem për asgjë. Unë e dua personin që jam sot. Në një koncert në Brooklyn vjet në pranverë, thashë se pija vodka në një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villja në makinë dhe mendova se kjo s’është më e lezetshme, s’është më qejf. Duhet të ndryshoja jetën time. Kështu që ndryshova”, tha Demi.

Demi aktualisht është e përqendruar shumë rreth gjendjes së saj shëndetësore. Krahas kësaj, ajo po punon për albumin e ardhshëm, i shtati me radhë dhe i pari që nga viti 2017. Këtë e bëri të ditur gjatë muajit korrik të këtij viti./21Media