Shpend Ahmeti thumboi edhe Vetëvendosjen

Shpend Ahmeti thumboi edhe Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit në media se fotografia e prezantuar nga Flora Brovina nuk ka ndodhur në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se ju është bërë dëm i madh gjithë Kosovës dhe viktimave të dhunës seksuale.

Dëmin që ja keni bo viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me foto të rrejshme është tepër i madh. Me pas pagu armiqët tonë më mirë nuk e kishin pas. Tani vazhdojnë propaganden e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vec foto të rrejshme si kjo sot. Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me foto kur ska pas nevojë se dëshmi ka gjithandej? Kjo nuk falet! P.S. plus del një parti opozitare dhe thotë ka reagu familja e viktimës në foto.”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot një foto, të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë. Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë. Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Publikimi i fotografisë sot nga Flora Brovina është kritikuar ashpër nga deputete aktiviste, e shoqata të ndryshme. Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të nis hetime në bazë të kësaj fotografie dhe do të marrë në pyetje deputeten për dëshmitë e saj./21Media