Demokracia në Veprim evidenton disa parregullsi

DnV: Militantë të dy koalicioneve pengojnë procesin zgjedhor në ‘Gjin Gazull’

Demokracia në Veprim  ka raportuar se në 165 vendvotime në Kosovë procesi zgjedhor ka nisur 10-15 minuta me vonesë.  Poashtu sipas DnV 1.5% e këtyre vendvotimeve kanë mungesë të materialeve sensitive.

DnV raporton se materialet propaganduese janë evidentuar në 3.4 % të vendvotimeve ndërsa 44.7% kanë mungesë të qasjes për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas DnV-së, ka pasur persona të paautorizuar që pengojnë procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve, posaçërisht në shkollën ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë nga militantë të të dy koalicioneve.
Në shkollën Luciano Motroni në Prizren është lejuar të votojë një person që ka pasur gishtat e shënjuar më parë. Nuk është raportuar për ndonjë problem serioz që ka pasur nevojë të ndërhyjë policia.

“Në iu bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhgueseve që të garantojnë një proces të rregullt zgjedhor. Ndërsa qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, tha Albert Krasniqi./21Media

Back to top button