Sot u mbajtën zgjedhjet komunale në komunat veriore

Sot u mbajtën zgjedhjet komunale në komunat veriore

Drejtpërdrejtë nga veriu i Kosovës, kolegu ynë Burim Zariqi pati një intervistë me anëtarin e Demokracisë në Veprim, Shpend Emini.

Emini deklaroi se deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 35% e votuesve. Sipas tij deri në këtë orë kanë ndodhur disa parregullsi por që nuk do ta dëmtojnë procesin e zgjedhjeve.

Përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje sipas DnV ka qenë në Zubin Potok me 39%, ndërsa më e ulëta në Mitrovicën e Veriut me 33%.

Nëse krahasohet me procesin zgjedhor të vitit 2017, vërehet një rritje e vogël e numrit të përsonave që kanë votuar, rreth 2.2% më shumë.

Emini theksoi se nuk ka pasur të dhëna që ka pasur presion ndaj votuesve në veri nga ana e institucioneve serbe, porse ky presion ka ekzistuar para zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se nuk kanë ndonjë informatë nëse ndonjë zyrtar serb ka hyrë në Kosovë gjatë ditës së sotme./21Media

Demokracia në Veprim flet për zgjedhjet në veri

Demokracia në Veprim flet për zgjedhjet në veri

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 19. Mai 2019