​22 vjet nga protestat studentore

​22 vjet nga protestat studentore

Sot bëhen 22 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Me këtë rast, Demokracia Studentore ka shprehur indinjatë ndaj udhëheqësve, të cilët sipas kësaj organizate, nuk i kanë njohur sakrificën e studentëve të vrarë në protestat e vitit 1968, 19981, 1989, 1997 dhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

Ata thanë se udhëheqësit nuk janë kujtuar të ju ndërtojnë një memorial përkujtimorë për ta përkujtuar sakrificën e tyre.

Kjo organizatë thotë se demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës nuk ishin rastësi në historikun tonë pasi ato kishin një vazhdimësi qysh nga orët e para të lëvizjes për liri dhe pavarësi.

Demonstratat studentore të Universitetit të Prishtinës ishin një revoltë e akumuluar ndër breza e shekuj me radhë, duke kaluar nga veprimtaria e organizatave dhe e grupeve ilegale, që ishin sakrifikuar në kërkesa të hapura dhe legale. Studentët e atij brezi u maltretuan, burgosën dhe u vranë, përballë armatës serbe vetëm për lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, rezistenca e tyre u parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike, për të cilat u njoftua bota në vitet që pasuan. Studentët në mënyrë të organizuar në forma të ndryshme, nëpër dekada shprehën pakënaqësinë e tyre që nga viti 1968 deri në luftën e fundit të UÇK-së”, thuhet në deklaratën e Demokracisë Studentore.

Ndryshe, këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./21Media