Demokratët amerikanë do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump

Demokratët amerikanë do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, pritet të njoftojë se demokratët do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të hetuar mundësinë e shkarkimit të presidentit Trump.

Kjo kërkesë bazohet mbi akuzat se presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e fuqive të huaja për përfitime politike.

Pjesë e këtij argumenti janë akuzat se Trump i ka bërë presion presidentit ukrainas, Zelenski, për të hapur një hetim zyrtar ndaj ish-zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden, kandidat kryesor për president nga demokratët dhe ndaj djalit të tij.

Kjo bisedë është pjesë e një ankese të bërë nga një dëshmitar, dhe që tregon se administrate e presidenti Trump ia ka mbajtur të fshehtë Kongresit.