Shiu dhe era dëmtojnë varrin e dëshmorit

Shiu dhe era dëmtojnë varrin e dëshmorit

Reshjet e shiut dhe erës dje në Suharekë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit, Ramadan Cikaqi si dhe disa dëme tjera.

Lajmin e ka bërë publik kryetari  i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me anë të një postimi në Facebook.

Sipas tij, kompania e kontraktuar ka intervenuar menjëherë në sanimin e dëmeve.

Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjtë e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera. Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Muharremaj.

Muharremaj, ka theksuar se gjithçka e dëmtuar do të rregullohet, e po ashtu drunjtë e thatë kudo do të eliminohen. /21Media