Dënim me kusht për të akuzuarit e 27 prillit

Të akzuarit e pranuan fajin

Të gjithë nëntë të akuzuarit sot morën dënim me kusht nga ana e gjykatës themelore. Tetë prej tyre morën dënim me kusht prej gjashtë muajve nëse nuk e përsërisin veprën në afat prej një viti e gjysmë ndërsa vetëm njëri prej të akuzuarve u dënua me kusht prej një vit e gjashtë muaj nëse në afat prej pesë viteve nuk e përsërit veprën, shkruan tv21.tv.

Ata në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 e pranuan fajësinë. Para gjykatësit shumica prej tyre thanë se janë gjendur aty në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar.

Të gjithë janë të akuzuar për “ pjesëmarrje në turmë”./21Media

Back to top button