E dogjën pas raportimit të ngacmimit seksual

E dogjën pas raportimit të ngacmimit seksual

Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me vdekje 16 persona për vrasjen e një studenteje që është djegur për vdekje, pas raportimit të ngacmimit seksual.

Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçare, vdiq në prill në Feni, në një qytet të vogël rreth 160 km jashtë kryeqytetit Dhaka.

Nusrat e kishte akuzuar mësuesun për ngacmim dhe të paktën dy shokë klase janë midis të të dënuarve, transmeton rtv21.tv.

Vrasja e saj tronditi vendin dhe çoi në një seri protestash që kërkojnë drejtësi për Nusrat.

Gjyqi ka qenë një nga më të shpejtët në një vend ku raste të tilla zakonisht duhen vite për të përfunduar./21Media