Lionel Messi ka marrë dënim të ashpër nga FIFA pas fyerjeve ndaj gjyqtarit

Lionel Messi ka marrë dënim të ashpër nga FIFA pas fyerjeve ndaj gjyqtarit

Në ndeshjen e fituar nga Argjentina ndaj Kilit, Messi ka bërë një gjest të pahijshëm duke fyer gjyqtarin dhe duke e sharë atë.

Pas ndeshjes raporti i dërguar nga gjyqtarët ka bërë që të hapet procedurë ndaj kapitenit të Argjentinës, ndërsa sot është sjellë vendimi për dënimin e tij me katër ndeshje.

Kësisoj Messi do të humbasë ndeshjen e sotme që Argjentina e zhvillon ndaj Bolivisë dhe duelet e tjera ndaj, Uruguait, Venezuelës dhe Perusë, të gjitha këto të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’. Messi do të kthehet për ndeshjen e fundit kualifikuese që Argjentina e zhvillon ndaj Ekuadorit.

Përveç suspendimit me katër ndeshje, Messi ka marrë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.