“Dënimi i Messi-t është absurditet”

Kombëtarja e Argjentinës do të apelojnë për heqjen e dënimit prej 4 ndeshjeve mos lojë të kapitenit të tyre

Ish trajneri i Argjentinës dhe Barcelonës Cesar Luis Menotti e ka përshkruar dënimin e yllit argjentinas Lionel Messi si absurditet.

Messi ishte dënuar nga FIFA pasi ishin rishikuar disa pamje të tij duke lëvizur duart dhe duke drejtuar ofendime drejtë referit asistues Marcelo Van Gasse, në minutat e fundit të ndeshjes së Argjentinës kundër Kilit që të parët fituan me rezultat 1 me 0, shkruan rtv21.tv.

“Mendoj se 4 ndeshje është absurditet”, the Menotti për Todo Noticias. “Ajo çfarë bëri Messi nuk ishte aspak serioze”.

Angel Correa do të zëvendësojë kapitenin në ndeshjet që ai nuk do të mund të luajë shkaku i dënimit./21Media

Back to top button