Vogëlushja tani duket si një modele e vogël

Vogëlushja tani duket si një modele e vogël

Seriali turk “Kara Sevda” ishte një prej më të ndjekurve jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të ndryshme të botës. Ai u shfaq edhe për publikun shqiptar përmes RTV21.

Aktorët e serialit ishin aktorë të cilët patëm rastin t’i shohim edhe në seriale tjera, por atë të cilen e pamë për herë të parë  ishte voglushja e cila ishte në rolin e bijës së “Nihanit” dhe “Kemajlit”, “Denizi”.

Ëmbëlsira e këtij seriali cilësohet të jetë “Denizi”, aktorja e cila i dha jetë këtij roli quhet Arven Beren, ku vetëm katër muajshe arrit të fitoi famë dhe të pëlqehet nga të tjerët.

Tani “Denizin” mund ta gjejmë edhe në rrjetin social Instagram. Prindërit e saj kanë hapur një llogari me emrin e Arven Beren, ata vazhdimisht postojnë fotografi e video të “Denizit”.

Edhe pse nuk ka kohë të madhe që ky serial ka përfunduar aktorja ka ndryshuar shumë. Ajo tani  shumicës nuk i ngjanë me vogëlushen që ishte gjatë serialit.

Në fotografitë të cilat ka në Instagram,  Avren e shohim si një modele të vogël që po i rrëmben zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e saj.

Më  poshtë do ju sjellim disa fotografi të voglushes, ku mund ta shihni se sa është rritur tani.









Ndryshe, se a do ta shohim Arven në role tjera mbetet të shihet. Të pyetur për këtë gjë  prindërit e saj nuk kanë thënë diçka konkrete./ 21Media