Dënohen 4 policë të trafikut për ryshfet

Dënohen me para e burgim

Tre zyrtarët policorë Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Muzafer Sylejmani dënim me gjobë nga 4 mijë euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj ndërsa Binak Bytyçi mori dënim me gjobë 5 mijë euro dhe dënim më burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh nga Gjykata Themelore në Prizren.

Por mbrojtësit e të akuzuarve i propozuan gjykatës që dënimi i shqiptuar në kohëzgjatje prej 6 muaj burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë.

Prokuroria Themelore e Prizrenit i ngarkonte të akuzuarit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Të akuzuarit ngarkoheshin se këto para i kanë marrë nga shkelësit e rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse.

Trupi gjykues në përbërje Ajser Skenderi, kryetare, dhe Luan Berisha e Kymete Kicaj, anëtarë, duke marrë parasysh propozimet e mbrojtësve aprovuan propozimet e avokatëve mbrojtës.

Meqë dënimi me burg u zëvendësua në gjobë, të akuzuarit Neshat Avdaj, Driton Bajrami e Muzafer Sulejmani, trupi gjykues i zëvendësoi dënimin me burgim me dënim me gjobë në shumat prej 8 mijë euro. Për të njëjtit trupi gjykues iu shqiptoi dënim unik me gjobë në shumën prej 12 mijë euro.

Ndërsa të akuzuarit Binak Bytyçi iu shqiptua dënim unik me gjobë në shumën prej 13 mijë euro./kallxo.com

Back to top button