Dënohen me 40 vjet burg autorët e vrasjes së Naim Hajrizit

Gjykata jep vendimin e saj

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu.

Retkoceri është shpallur fajtor dhe është dënuar me 30 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë. Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30.04.2009.

Ndërsa Spahiu është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vjetësh për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Ata janë akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 29.04.2009  bashkë me një person të panjohur me nofkën “Qeli”, në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin Naim Hajrizi, e me dashje që ta privojnë nga jeta e kishin goditur me mjet të fortë në kokë, ia kishin lidhur këmbët dhe duart, ia kishin vendosur një qese najloni në kokë dhe e kishin futur në veturë pastaj e kishin dërguar në një lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin, Komuna Lipjanit, ku më pas me qëllim të fshehjes së gjurmëve trupin e të ndjerit e kishin djegur./21Media

Back to top button