Të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. A. dhe A. L., të cilët nën kërcënimin e armëve kanë marrë 670 eurove në bankën “Finca” në Kamenicë.

Sipas Gjykatës, rasti ka ndodhur më 23 shkurt të këtij viti, ku të akuzuarit nën kërcënimin e armës kishin marrë nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

”Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, njofton gjykata Themelore e Gjilanit.