Dënohet bashkëshortja e Sami Lushtakut

Arrihet marrëveshja për pranimin e fajësisë

Në seancën e fundit Myrvete Hasani- Lushtaku ishte ulur në bankën e të akuzuarve përkrah bashkëshortit të saj Sami Lushtaku, i akuzuar për arratisjen nga QKUK-ja gjatë kohës sa po gjykohej për krime lufte.

Hasani- Lushtaku ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, në gjykimin e njohur në publik si “Arratisja e Sami Lushtakut nga QKUK-ja”.

Ajo akuzohej për veprën penale lehtësim i personave të privuar nga liria.

E akuzuara është njoftuar me të gjitha benificionet dhe pasojat e lidhjes së kësaj marrëveshje deklaroi prokurorja speciale Florije Shamolli.

Ndërsa avokati Visar Rrecaj, mbrojtës i të akuzuarës, deklaroi se marrëveshja e tillë është nënshkruar pas konsultimit të mjaftueshëm me të mbrojturën e tij, pasi janë pajtuar me dënimin e propozuar nga prokuroria dhe i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë./kallxo.com

Back to top button