Një person në Australi u dënua me burg pasi e shtyu gruan e tij të bëjë vetvrasje

Një person në Australi u dënua me burg pasi e shtyu gruan e tij të bëjë vetvrasje

Një 68- vjeçar australian, Graham Morant u dënua me 10 vjet burg sepse e shtyu gruan e tij të vetëvritet. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2014, por arsyeja për vetëvrasje nuk u zbulua deri tani, përcjell rtv.21.tv.

Motivi i tij ishte shuma e parave në llogarinë bankare të gruas së tij, Jennifer Morant. Ajo kishte 1.4 milion dollar dhe ai donte të kishte kontroll të plotë mbi to.

Image result for Graham Morant

Gjykatësi Peter Davis,në Gjykatën Supreme tha: “Ti u konsultove me gruan tënde dhe e binde të bëj vetvrasje, sepse dëshiroje t’ia merrje paratë”.

Jennier vuante nga depresioni, por ajo nuk ishte e sëmurë.

Ajo u gjetë e vdekur në një pikë karburanti, me një letër në të cilën shkruante: “Mos më shpëtoni”. Me që ajo vuante nga depresioni, ai e pati të lehtë t’ia mbushte mendjen për vetëvrasje duke i thënë se paratë e saj do të shfrytëzoheshin në komunitetin fetar./21Media.