I ka shitur kompanive private informacione në lidhje me aksidente rrugore

I ka shitur kompanive private informacione në lidhje me aksidente rrugore

Një polic britanik u dënua me pesë vjet burg, pasi i ka shitur kompanive private informacione në lidhje me aksidente rrugore, përpara se agjentët policor të mbërrinin në vendngjarje për të verifikuar aksidentin.

Abuzimi konsistonte në nxjerrjen nga serverat e policisë emrat dhe të dhënat specifike të personave të përfshirë në aksidentet, bëri të ditur prokuroria britanike në një deklaratë.

Këto informacione më pas i shiteshin kompanive private, si zyra ligjore që i përdornin për të kontaktuar personat e përfshirë duke i propozuar të vepronin për të siguruar kompensime të ndryshme.

Zyrtari, anëtar i policisë së Lancashire (veriperëndim të Anglisë) kishte krijuar edhe ai vetë një kompani të vogël, duke grumbulluar brenda një harku kohor shtatë vjeçar rreth 363.000 stërlina (405.000 euro).