Babë e bir shpallën fajtor për mashtrim

Babë e bir shpallën fajtor për mashtrim

Ish-drejtori për buxhet dhe financa në Zyrën e Kryeministrisë, Zahir Bajrami është dënuar me 1 vjet burgim dhe 5,000 euro dënim me gjobë. Kurse, djali i tij është dënuar me 1 vjet burg me kusht dhe 5,000 euro gjobë. Të dytë janë shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për akuzën për mashtrim ndaj të dëmtuarit Elsadat Musliji.

Për ish-drejtorin e financave të ZKM-së, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Kurse gjobën prej 5,000 euro duhet të paguajë në afat prej 15 ditësh pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë përndryshe dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burgim ku për 20 euro gjobë do të llogaritet 1 dite burgim.

Kurse djali i tij, Adrianit Bajrami u dënuar me 5,000 euro dhe me dënim me kusht burgim prej 1 viti i cili nuk do të ekzekutohet në përudhen verifikuese prej 2 viteve nëse nuk kryen vepër të re penale.

Dy të dënuarit obligohen që të dëmtuarit në mënyrë solidare t’i kompensojnë shumën prej 10.000 euro, në afat prej 15 ditësh. Ndërsa në emër të paushallit gjyqësor obligohen, veç e veç, të paguajnë shumë prej 100 euro në afat prej 15 dite pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit./kallxo.com