Një biznes në Ferizaj është dënuar me 17 gjoba mandatore në vlerën 90 euro

Një biznes në Ferizaj është dënuar me 17 gjoba mandatore në vlerën 90 euro

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, po zbaton me rigorozitet vendimin e pak muajve më parë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që të ndalohet hedhja dhe deponimi i fletushkave të ndryshme reklamuese të bizneseve në hyrjet e objekteve kolektive, rrugë dhe hapësira tjera publike.

Në funksion të kësaj vetëm brenda dy ditësh, një biznes në Ferizaj është dënuar me 17 gjoba mandatore në vlerën 90 euro që në total përfshinë një shumë prej 1530 eurove, për shkak ndotjes së shkaktuar me hedhjen e fletushkave, materialeve reklamuese në hapësira publike, në hyrje të ndërtesave të banimit kolektiv dhe objekteve biznesore.

Inspektorja e mbrojtjes së Mjedisit, Nazlime Sejdiu tha se kjo masë është në harmoni me parashikimin ligjor të legjislacionit të mjedisit dhe rregullave tjera të inspektoratit përmes së cilës mëtohet që të mbahet një mjedis më i pastër. Ajo tha se pas shqiptimit të dënimeve, në afat ligjor, në rast mos pagese nga ana e biznesit do të ndiqen procedurat përmbarimore.  Inspektorati i Komunës falënderon qytetarët që vazhdimisht po denoncojnë raste të tilla me qëllimin që gjoba të vetëdijësoj ndotësit dhe të krijohet një mjedis sa më i pastër në gjithë territorin e Ferizajt.