Neymar t’i humbasë sfidat e para të fazës së grupeve në sezonin e ri

Neymar t’i humbasë sfidat e para të fazës së grupeve në sezonin e ri

UEFA e ka dënuar sulmuesin e PSG-së, Neymar Juniorin me tri ndeshje, pasi ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Champions League.

Ai do t’i humbasë sfidat e para të fazës së grupeve në sezonin 2019/20.

Neymar shpërtheu ndaj gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në ndeshjen PSG – Manchester United, sfidë në të cilën triumfoi United me rezultat 1-3, duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Goli që ia siguroi Manchester Unitedit kualifikimin u shënua pas minutës së 90-të nga penalltia, e fituar pas shikimit të VAR-it.

Kundër kësaj penalltie ka reaguar Neymar, i cili shkaku i lëndimit nuk ishte paraqitur në atë ndeshje të zhvilluar në “Parc Des Princes”.

“E turpshme. Katër djem që nuk dinë asgjë për futbollin e shikuan në mënyrë të ngadalësuar rastin në TV. Nuk kishte asgjë. Çfarë mund të bëjë ai me dorën e tij derisa kthehet mbrapa”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Por, kjo i ka kushtuar brazilianit pasi tani edhe zyrtarisht është dënuar me tri ndeshje mos  lojë.