Një person po qëndron në mbajtje

Një person po qëndron në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona D. R ( 1991 mashkull) dhe F.Z ( 1996) femër si të dyshuar se në dy banka kanë deponuar 15 mijë euro para fals.

Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 kartëmonedha nga 500 euro.

Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 mijë euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt.