Depozitat bankare rriten për të dytin vit radhazi

Depozitat në total janë rritur me 0.3%

Stoku depozitave në sistemin bankar, në fund të muajit tetor arriti në 995 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Me bazë vjetore tetor 2017/tetor 2016, depozitat në total janë rritur me 0.3%, duke shënuar të dytin vit radhazi të zgjerimit të këtij treguesi.

Rritja e depozitave ka ardhur kryesisht nga bizneset të cilët në një vit i kanë rritur kursimet me 15% (19 miliardë lekë), ndërsa individët kanë pasur një sjellje tërësisht të kundërt, duke tkurrur kursimeve në lekë (-30 miliardë lekë).

Sipas të dhënave nga BSH-ja, depozitat e individëve përbëjnë 26% të totalit në tetor, ndërsa toku i depozitave në valutë shënoi 529 miliardë lekë në tetor , duke përbërë 53% të totalit të këtij treguesi.

Back to top button