Një ditë pasi Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar e cilësoi të paligjshëm pezullimin e parlamentit, ligjvënësit britanikë janë kthyer në punë këtë të mërkurë

Një ditë pasi Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar e cilësoi të paligjshëm pezullimin e parlamentit, ligjvënësit britanikë janë kthyer në punë këtë të mërkurë

Pavarësisht se e cilësoi si të padrejtë këtë vendim, kryeministri Boris Johnson i cili ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, po përballet edhe me thirrjet e opozitës për dorëheqje.

Në mesin e kaosit politik, Johnson duket se e ka humbur plotësisht kontrollin e procesit të BREXIT, pavarësisht se këmbëngulë që Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa marrëveshje.