Deputetët votojnë për shtyrjen e Brexit

Deputetët votojnë për shtyrjen e Brexit

Sipas BBC parlamenti ka vendosur të shtyjë sërish marrëveshjen e daljes nga BE.

Ndërsa raportohet se Kryeministri Boris Johnson nuk do i kërkojë zgjatje të Brexit.

Sipas BBC kryeministri do u kërkojë udhëheqësve të BE të refuzojnë letrën e Parlamentit për shtyrjen e Brexit, duke kërkuar të dalë nga unioni më 31 tetor me marrëveshjen e re të arritur pak ditë më parë.

“Gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për tërë Evropën është që ne të largohemi me marrëveshjen e re më 31 tetor,” tha Johnson gjatë fjalës në Parlament.

Ai më pas tha nuk do ndjekë Aktin e Bennit, i cili e detyron atë që të kërkojë një të vonesë Brexit.

“Unë nuk do të negocioj një vonesë me BE dhe as ligji nuk më detyron të bëj një gjë të tillë,” thotë ai. “Kjo vonesë do të jetë e keqe për vendin.”