Si protestë e mosdhënies së llogarisë dhe dorëheqjes seë Brovinës

Si protestë e mosdhënies së llogarisë dhe dorëheqjes seë Brovinës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën në shenjë proteste për postimin e fotografisë nga deputetja, Flora Brovina dhe mosdhënies së llogarisë dhe dorëheqjes.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar përgjegjësi për rastin e publikimit të fotografisë, duke thënë se tash të kërkohet tribunal prej OKB-së, është pafytyrësi.

“I kemi institucionet dhe që 20 vjet nuk është akuzuar askush për krime lufte. Dhënia e llogarisë dhe dorëheqja sot është e nevojshme, nëse jo ne jemi në koordinim me LDK, nuk duam të rrimë me njerëz të tillë e cila udhëhiqet prej njerëzve të cilët bash çka prekin me dorë po prishin çdo gjë, dhe nuk duam të jemi pjesë e kësaj”, tha ai.

Seanca e sotme nisi pas orës 10:00 në të cilën ishte paralajmëruar debati për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte të Serbisë në Kosovë.

Pas largimit të deputetëve të këtyre dy partive, shefi parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi, adresoi kritika të ashpra ndaj deputetëve që lëshuan mbledhjen.