Seanca ende nuk ka filluar

Seanca ende nuk ka filluar

Kuvendi i Kosovës mban seancë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale e cila ende nuk ka përmbushur mandatin ligjor prej 4 vitesh.

Seanca ende nuk ka filluar, ndonëse ishte paraparë për orën 10:00. Në sallë mungojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të PDK-së.

Ndryshe, pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.

Legjislatura e gjashtë, e cila karakterizohet për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstitua më 3 gusht 2017. /21Media