"Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane"

“Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane”

Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) i kanë dërguar një letër autoriteteve kosovare përmes të cilës shprehin shqetësim të madh për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, duke thënë se Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane.

Në iniciativën e anëtarit të PE-së Igora Sholtes, raportuesi i PE për Kosovën dhe deputetes Rebeka Harms, deputetët nga 28 vende evropiane nga grupe të ndryshme politike i dërguan letër presidentit Hashim Taçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, njoftoi sot kabineti i Sholtes në Strasburg.

Ndryshe muajin e kaluar, 6 shtetas turq janë arrestuar në Kosovë dhe pastaj janë deportuar në Turqi. Për shkak të deportimit të tyre në Turqi, kanë dhënë dorëheqje ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi.